Arsovska bashkëkryeson me Komitetin e përbashkët konsultativ mes Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit të BE-së të rajoneve





Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska sot në Bruksel bashkëkryeson me Komitetin e përbashkët konsultativ mes Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit të BE-së së rajoneve, së bashku me Jasna gabriq nga Sllovenia, informojnë nga Sektori për marrëdhënie me opinionin pranë Qytetit të Shkupit.

“Në politikën për zgjerim të BE-së, Komiteti evropian i rajoneve ka rol drejtpërdrejtë në kuadër të marrëveshjeve për stabilizim dhe asociim, prej ku është emëruar Komiteti i përbashkët konsultativ (KPK). Sipas kësaj, Komiteti evropian i rajoneve ka detyrë ligjore ta prezantojë BE-në në mision afatgjatë për t’u ndihmuar vendeve – partnere të prëgatiten për anëtarësim në BE. Autoritetet lokale duhet të jenë plotësisht të gatshme për procesin inkuadrues, sepse mbi 70 për qind e legjislaturës së BE-së, do të ketë ndikim mu ndaj tyre”, ceket në deklaratën me shkrim të Arsovskës, që e ndaj shërbimi i saj për shtyp.

Delegatët dhe ekspertët në takim diskutuan për aktivitetet dhe gjendjet rreth procesit inkuadrues të shtetit drejt Bashkimit Evropian, si dhe për shkathtësitë e domosdoshme të komunave të vendit dhe këmbimit të praktikave më të mira.

Komiteti i përbashkët konsultativ i Komitetit evropian të rajoneve takohet dy herë në vit, njëherë në Bruksel gjatë Ditës së sivjetme të zgjerimit dhe njëherë në vend partner. Në mënyrë që të shënohet viti 2023 si Viti evropian i shkathtësive, komiteti i përbashkët i Ditës së zgjerimit i përkushtohet kësaj teme dhe është organizuar në bashkëpunim me kryesimin suedez me Këshillin e BE-së.