(VIDEO) Tuneli 40 metrosh në burgun e Idrizovës, pezullohen nga puna disa gardian





Hapja e tunelit në burgun e Idrizovës muaj më parë nga tetë të burgosur me vepra të rënda penale, të cilët kishin për qëllim arratisjen nga ky burg, i ka kushtuar më shumti disa të punësuar në këtë burg, pasi tani më janë larguan nga puna. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i burgut “Idrizovë”, Zoran Jovanovski,për “Makfax”. Drejtori Jovanovski, nuk ka shpalosur më shumë detaje se cilët punonjës dhe sa prej tyre janë pezulluar nga puna. Sipas tij,  një gjë e tillë do të zbulohet pasi të dorëzohet akti prokuror.

ZORAN JOVANOVSKI, DREJTOR I BURGUT TË IDRIZOVËS

“Ka të pezulluar, por nuk mund të them sa apo detaje të tjera. Hetimi është në vijim, rasti po zbardhet. Së shpejti presim aktakuzë, por të presim përfundimin e procedurës”

Përndryshe, tuneli në “Idrizovë” u zbulua para një muaji, ndërsa nga Ministria e Punëve të Brendshme  thanë se e kanë ditur dy muaj më herët. Në gërmimin e tunelit morën pjesë tetë të burgosur, të cilët janë të dënuar për vepra të rënda penale. Tuneli ishte i gjatë 40 metra dhe i mbrojtur nga prishja.

Ndërkaq, tuneli kishte filluar nga pjesa e hapur e burgut dhe çonte në gardhin e lartë mbrojtës. Punonjësit e burgut, ndonëse kishin indikacione se kishte lëvizje të dyshimtë të të dënuarve, e zbuluan tunelin kur filluan përgatitjet për prishjen e dhomave ndihmëse, përfshirë edhe atë për ruajtjen e qymyrit.

Samir Mustafa /SHENJA/