Ukraina zgjat ligjin ushtarak dhe mobilizimin e përgjithshëm edhe për 90 ditë të tjera





Parlamenti ukrainas ka miratuar projektligjet për të zgjatur ligjin ushtarak dhe mobilizimin e përgjithshëm në vend edhe për 90 ditë të tjera, transmeton Anadolu.

Projektligjet u prezantuan dje nga presidenti Volodymyr Zelenskyy dhe u miratuan nga Verkhovna Rada (parlamenti ukrainas).

Ligji ushtarak, i cili ka hyrë në fuqi që nga 24 shkurti i vitit 2022, është shtyrë deri më 18 gusht të vitit 2023.

Sipas ligjit për mobilizimin e përgjithshëm, të rekrutuarve u ndalohet të largohen nga vendi.

Përveç rasteve kur ndalohet me ligj, ftesa mund t’i dërgohet çdo zyrtari të autorizuar, duke përfshirë drejtuesit e institucionit, organizatës dhe ndërmarrjes ku punon rekrutuesi, drejtuesit e shërbimeve të strehimit dhe komunalit, përfaqësuesit e komitetit të shtëpisë dhe zyrtarë të tjerë.