Atletico Madrid mposht thellë Cadizin, ia merr pozitën e dytë Realit

Atletico Madrid mposht thellë Cadizin, ia merr pozitën e dytë Realit


Futboll


Gazeta Express

03/05/2023 23:54

Atletico Madrid ka shënuar fitore të lehtë në shtëpi ndaj Cadizit me rezultat 5:1.

Ishte Griezmann që shënoi dy herë në pjesën
e parë për epërsinë e dyfishtë të vendasve, shkruan Gazeta Express.

Fillimisht francezi realizoi qysh në minutën
e dytë të ndeshjes, kurse golin e dytë e shënoi në minutën e 27-të.

Alvaro Morata shënoi në minutën e 49-të për
3:0, kurse golin e katërt të Atleticos e realizoi Carrasco nga penalltia tetë
minuta më pas.

Cadiz e shënoi golin e nderit në minutën e
72-të nëpërmjet Lozanos.

Ndërkohë për epilogun e këtij takimi, 5:1
u përkujdes Molina që shënoi në minutën e 73-të.

Me këtë fitore, tani Atletico Madrid merr
pozitën e dytë në tabelë me 69 pikë, një më shumë se Reali që tani zbret në
vendin e tretë.

Në anën tjetër, Cadiz mbetet i 15-ti me 35
pikë, vetëm një larg zonës së rrezikshme.