‘ReMusica’ me 3 maj në Prishtinë

Edicioni i 22-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës  “ReMusica”,  nis më 3 maj me koncertin e kuintetit holandez “Calefax reed quintet” në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë, duke filluar nga ora 20:00.

Me moton “Inhale – exhale”, edicioni i 22-të i “ReMusicas”, si qëllim ka përkujtimin për kujdesit ndaj vetes – moment reflektimi dhe ndërgjegjësim për shëndetin dhe mirëqenien mendore.

“Me mbi 200 pjesëmarrës nga Kosova dhe e gjithë Evropa dhe me 10 premiera botërore nga kompozitorët tanë të rinj, Edicioni i 22-të i festivalit ‘ReMusica’ i kushtohet në veçanti repertorit për instrumente me frymë, duke vënë theks në formacionet frymore dhe ansamblet vokale”-thuhet në njoftimin e festivalit “ReMusica”.

Gjatë këtij edicioni do të mbahen koncertet me artistët botërorë dhe vendorë; diskutimet ku fokus do të jetë shëndeti mendor, pastaj instalacionet konceptuale, tingullore; masterklasat, punëtoritë me gjeneratat e reja.

The post ‘ReMusica’ me 3 maj në Prishtinë appeared first on Dukagjini.

The post ‘ReMusica’ me 3 maj në Prishtinë appeared first on Dukagjini.