Ndërron jetë luftëtari i UFC-së pasi e përplasi autobusi

Ndërron jetë luftëtari i UFC-së pasi e përplasi autobusi


Sporte tjera


Gazeta Express

02/05/2023 11:16

Një
ngjarje tragjike ka ndodhur në botën e sportit.

Viktimë
e një aksidenti trafiku ishte ylli i UFC-së, Feipe Corales.

29
vjeçari u përplas nga një autobus dhe ndërroi jetë, njofton mediumi brazilian “Globo”,
përcjell “Gazeta Express”.

Liftëtari
brazilian i sporteve të përziera marciale – MMA u aksidentua në Rio de Janeiro
ndërsa po kthehej nga ushtrimet që i kishte bërë të hënën.

Autoambulanca
dhe zjarrfikësit mbërritën shpejt në vendin e ngjarjes duke e gjetur luftëtarin
në gjendje të rëndë, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë rrugës për në
spital teksa po eksportohej me urgjencë.

Edhe
më të rëndë këtë rast e bën fakti se Colares, i njohur me nofkën Cabocao, ishte
i martuar dhe kishte një djalë 10-muajsh.

Luftëtari brazilian si profesionist në MMA në vitin 2013 dhe në vitin 2017 u shpall kampion në peshën e lehtë, në Jungle Fight. /Gazeta Express/