Mblidhet AlternAtivA, diskutohet bashkëponimi me “Lëvizjen BESA”

Nga Alternativa për TV21 konfirmuan se nesër do të mblidhet Kryesia Qëndrore e partisë, ku pritet të diskutohet bashkëpunimi i mundshëm me Lëvizjen BESA. Zëdhënësi i AAA, Orhan Murtezani tha se fillimisht do të bisedohet për bashkëpunim në Kuvend, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë për thellim të bashkëpunimit.

“Dmth do të diskutohet vetëm për bashkëpunim në Kuvend. Pastaj deri ku do të arrijë kjo do ta shohim“, u shpreh Murtezani, zëdhënësi i AAA.