(VIDEO) Opozitarët krahasojnë korridoret 8 dhe 10D me autostradat në Serbi





Nesër do të zhvillohet seanca e Këshillit Gjyqësor, ku duhet të mbahet votimi për kryetarin e ri. Vesna Dameva është shkarkuar nga posti javën e kaluar, ndërsa nënkryetari i Këshillit, Selim Ademi, seancën për zgjedhjen e kryetarit të ri e ka caktuar për nesër. Ky ndryshim i Damevës dhe mënyra se si u bë, shkaktoi stuhi reagimesh te ekspertët. Këshilli Gjyqësor ka 13 anëtarë, ndërsa Ademi thotë se është e dëshirueshme që në seancën e nesërme të jenë të pranishëm të gjithë anëtarët.

“Më vjen shumë keq që kjo po ndodh. Edhe pse duhet të jem e sinqertë, siç kam qenë gjithmonë, prisja që në këtë pikë të keni shumicën e votave, por do të lëmë edhe dy ditë për të parë nëse do të legalizohet disi shkarkimi juaj i paligjshëm pa kontrolluar ndonjë procedurë të mëtejshme”, pati deklaruar Dameva.

Ekspertët thonë se shkarkimi i Damevës ishte i kundërligjshëm dhe në kundërshtim me procedurat dhe Rregulloren e Punës. Për shkarkimin e Damevës votuan shtatë anëtarë – Selim Ademi, Milazim Mustafa, Hanif Zendeli, Mirsad Suroji, Sashko Georgievski, Loreta Georgieva dhe Pavlina Cërvenkovski.

Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” tha se ndërprerja e mandatit, në kuptimin e shkarkimit, mund të ekzistojë vetëm si pasojë e shkeljes së kryer disiplinore në përputhje me nenin 34 të Ligjit për Këshillin Gjyqësor.  Edhe Ministria e Drejtësisë thonë se po i ndjekin me shumë shqetësim ngjarjet në Këshillin Gjyqësor.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/