De Bruyne në dyshim për ndeshjen e parë ndaj Real Madridit

De Bruyne në dyshim për ndeshjen e parë ndaj Real Madridit


Sport


Gazeta Express

30/04/2023 23:51

Kevin De Bruyne mund t’i mungojë
Manchester Cityt në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, ndaj
Real Madridit.

Mesfushori belg nuk ishte i përfshirë sot
në skuadrën e “Qytetarëve”, në fitoren 1:2 në udhëtim ndaj Fulhamit, shkruan
Gazeta Express.

Pep Guardiola pas ndeshjes tha se nuk e di
se kur do të rikthehet De Bruyne.

“Kevin de Bruyne nuk është me skuadrën
pasi nuk ndihet mirë. Ai ka disa lëndime dhe nuk ka mundur të udhëtojë. Afati
kohor për një kthim? Jo, nuk e di”, tha spanjolli për “Sky Sports”.

Tani ka nisur të raportohet se 31-vjeçari
mund të mungojë në përballjen e parë gjysmëfinale, ndaj Real Madridit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 9 maj, në “Santiago
Bernabeu”. /Gazeta Express/