(VIDEO) Bytyqi: Nëpërmjet mbështetjes së investimeve të reja nxisim zhvillimin ekonomik lokal





Përmes mbështetjes së investimeve të reja e nxisim zhvillimin ekonomik lokal. Kështu ka deklaruar Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, gjatë vizitës në kompaninë “DIM Komerc” nga Valandova, e cila është mbështetur përmes Ligjit për Mbështetje Financiare të Investimeve. Zëvendëskryeministri Bytyqi potencoi se kompania arrin të ruajë konkurrueshmërinë e saj në tregjet e huaja përmes investimeve të vazhdueshme dhe avancimit të prodhimit.

FATMIR BYTYQI-ZËVËNDËS KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

“Duke adoptuar vazhdimisht praktikat dhe teknologjitë më moderne të biznesit në fushën e përpunimit dhe konservimit të frutave dhe perimeve, me një proces të rrumbullakosur prodhimi, i ashtuquajtur “nga fara e deri te produkti final”, “DIM Komerc” është shembull i një kompanie në rritje, zhvillim dhe të qëndrueshme në vendin tonë, jashtë rajonit planor më të zhvilluar të Shkupit, e cila mbështetet përmes Ligjit për Mbështetje Financiare të Investimeve”

Ai informoi se në vitin 2021 kompania ka filluar një cikël të ri investimi pesëvjeçar prej mbi 1 milion euro, në të cilin mbështetet në drejtim të punësimeve të reja, rritjes së investimeve kapitale dhe të ardhurave, si dhe në forcimin e konkurrueshmërisë në treg, kurse përmes përpunimit të produkteve të konservuara të shëndetshme, ekologjike dhe të pastra nga frutat dhe perimet, do t’i japë një impuls pozitiv zhvillimit ekonomik lokal, gjë që sipas tij,  për qytetarët e Valandovës dhe rrethinës do të thotë vende të reja pune, paga më të larta dhe standard më të lartë jetese.

Samir Mustafa /SHENJA/