(VIDEO) Arrestohen tre persona, kapen duke transportuar migrantë





Tre persona nga Tetova janë arrestuar nga policia, pasi të njejtit po transportonin emigrantë ilegalisht.  Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë mbrëmjes së djeshme  rreth orës 22:45, në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë, zyrtarët policorë kanë ndalur një automjet udhëtarësh të tipit “Golf” me targa regjistrimi të Tetoves të drejtuar nga personi M.R. (27) nga Tetova ku në brendësi të saj janë gjetur shtatë emigrantë të paligjshëm nga Siria.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Po ashtu është ndalur edhe një tjetër automjeti i tipit “Golf” me shenja regjistrimi Tetove, i drejtuar nga shtetasi K.B. (29) nga Bogovina dhe pasagjer J.A. (33) po ashtu nga Bogovina, të cilët shërbenin si udhërrëfyes para veturës me emigrantë të paligjshëm”.

Siç njoftojnë nga MPB tre kontrabandistët e migrantëve janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse.

Samir Mustafa /SHENJA/