Nga humbja e babait deri te borxhet e shlyera – Luiz Ejlli rrëqeth me historinë e tij

Nga humbja e babait deri te borxhet e shlyera – Luiz Ejlli rrëqeth me historinë e tij


Rozë


Gazeta Express

30/04/2023 7:45

Spektakli i natës së kaluar ka sjell përplot debate e mes tyre edhe shumë emocione.

Banori i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka treguar më në fund linjën e jetës së tij.

Artisti shkodran ka bërë një rrëfim emocional dhe mjaft prekës në lidhje me të kaluarën, karrierën dhe për zgjedhjet që bëri përgjatë viteve.

Më poshtë ua sjellim rrëfimin e plotë të Luit Ejllit:

“Kur isha në momentin tim më të mirë, isha në
mes të dy zgjedhjeve. Isha në mes të karrierës dhe zemrës dhe zgjodha zemrën.
Dhe kur erdha në Shqipëri ishte tepër vonë.

Kam lindur në Shkodër në vitin 1985. Gëzimi ishte i madh pas një vajze një djalë. Unë nuk flisja dhe përgjatë katër viteve kishin ngelur pa zgjidhje dhe askush nuk po jepte përgjigje. Kur kam qenë katër vjeç kam qenë poshtë tavolinës dhe kam kërkuar ta marrë lodrën. Që nga ajo ditë nuk jam ndalur më.

Kur filluan trazirat në mars të vitit 1997
gjithë njerëzit i kishin humbur shpresat, një pjesë e madhe kishin gjetur veten
dikush në xhami, dikush në kishë. Aty mësova këngët. Kur u bëra maturant
kushtet ekonomike në familje nuk ishin të mira. Nëna mbante dy punë, baba po
ashtu dhe unë fillova punën si kamarier. Më tha një shok kanë ardhur ethet në
Shkodër. Dola fitues në fund dhe ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme.

Deri pa provuar emocionet e Big Brotherit, ka
qenë emocioni më i madh që kam provuar.

Kur u ktheva në Shqipëri njoha një vajzë dhe
isha me të për dhjetë vite.

U dorëzova para saj, nuk arriti të mi kuptonte dëshirat e vërteta që kisha. Nga kthimi filluan momentet e ftohjes mes meje dhe asaj për një zënkë momentale. Atë natë kur dola nga shtëpia kam pasur vetëm makinën, kam shtrirë sediljen dhe flija aty.

Gjeta një shtëpi me qera dhe u ngrita sërish
aty. Nuk lashë njeri pa i kërkuar ndihmë dhe askush nuk e vrau mendjen. Aty
kuptova që personat që kisha pranë vetes kanë qenë vetëm për interes.

Kam qenë në një situatë kur kam menduar edhe
t’i jap fund vetes. Kur i humba gjitha shpresat mu kujtua një person.

Në vitin 2020 data 24 dhjetor po më bie
telefoni, baba më uroi Krishtlindjet. Rreth orës 23:30 më merr në telefon një
shok dhe më treguan se më ka ndërruar jetë babai. Jeta mu bë akoma më e
vështirë. Më pas më erdhi një telefonatë nëse dëshiron të bëhesh pjesë e Big
Brother VIP.

Vendosa të jetë gara e fundit që do bëj. Kam arritur të përceptoj që jashtë ka njerëz që dinë me fal. Tani është momenti që unë të bëj zgjedhje të duhura dhe falë atyrë që më përkrahin të jetoj në Shqipëri.

Atyre që më kthyen shpinën mund t’i them që
këta lot nuk janë për ju, janë për zgjedhjet e gabuara që kam bërë. Dua të ia
them që ia dola. Kur të dalë nga këtu do ta vazhdojë ëndrrën për atë që kam
lind: këngën dhe muzikën”. /Telegrafi/