Kamera kap momentin kur tornadoja e rrotullon një veturë në Florida





Një tornado e fortë përmbysi vetura, shkuli pemë dhe shkatërroi ndërtesa ndërsa moti i keq përfshiu jugun e Floridas.

Video e tmerrshme kapi momentin kur tornadoja përfshiu një veturë që po udhëtonte në Palm Beach Gardens.
Automjeti u hodh në ajër dhe u rrotullua dy herë para se të binte sërish në rrugë, raporton nypost.

Tornado vazhdoi të bënte kërdi nëpër qytet duke shkaktuar edhe kaos automobilistik pranë apartamenteve në Palm Beach Gardens, tregojnë pamjet.

Shërbimi Kombëtar i Motit është ende në procesin e verifikimit të dëmeve ndërsa në ditët në vijim do të renditë fuqinë e tornados.
Ndryshe, meteorologët kishin paralajmëruar shtetin që të presë mot ekstrem dhe ndoshta tornado gjatë fundjavës.