Juventusi gabon sërish, ndalet me barazim nga Bologna

Juventusi gabon sërish, ndalet me barazim nga Bologna


Sport


Gazeta Express

30/04/2023 22:44

Juventusi ka regjistruar ndeshjen e katërt
radhazi pa fitore në Serie A.

Pas tri humbjeve rresht, skuadra e
drejtuar nga Massimilano Allegri u ndal me barazim sonte nga Bologna, në ndeshjen
e vlefshme për javën e 32-të, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Renato
Dall’Ara” përfundoi me rezultatin 1:1.

Riccardo Orsolini kaloi fillimisht
vendasit në epërsi në minutën e dhjetë, duke shënuar nga penalltia.

Golin e barazimit për “Zonjën e Vjetër” e
shënoi Arkadiusz Milik, në minutën e 60-të.

Vlen të theksohet se Milik e kishte një
rast të mirë të shënonte në minutën e 31-të, por humbi penalltinë.

Juventusi pas këtij barazimi ka 60 pikë
dhe mbetet i treti në tabelë.

Bologna është e teta me 45 pikë. /Gazeta
Express/