Barcelona fiton thellë ndaj Betisit

Barcelona fiton thellë ndaj Betisit


Futboll


Gazeta Express

29/04/2023 22:58

Barcelona është rikthyer te fitoret pas humbjes nga Rayo Vallecano.

Katalonasit triumfuan 4:0 në shtëpi ndaj
Betisit, në kuadër të javës së 32-të të La Ligas.

Christensen kaloi vendasit në epërsi në
minutën e 14-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Gonzalez i Betisit u ndëshkua me kartonin
e dytë të verdhë dhe e la ekipin e tij me një lojtar më pak në fushë prej minutës
së 33-të.

Më pas, Barcelona e pati shumë më të lehtë
ndeshjen.

Leëandoëski shënoi në minutën e 36-të,
kurse Raphinha realizoi tre minuta më pas.

Krejt në fund, Rodriguez shënoi autogol për
rezultatin 4:0.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën
e 79 pikëve në pozitën e parë, 11 më shumë se Real Madridi.