Humbi ndjekës shkaku i Luizit, Kejvina shpërndan faqen e Instagramit të tij të ri

Humbi ndjekës shkaku i Luizit, Kejvina shpërndan faqen e Instagramit të tij të ri


Yjet


Gazeta Express

28/04/2023 23:14

Modelja dhe blogerja shqiptare Kejvina
Kthella, që sivjet ishte banore në Big Brother VIP Albania, ka bërë një veprim
interesant pasi që Luiz Ejlli hapi sonte Instagramin zyrtar

Kejvina kishte pasur debate shumë të ashpra gjatë
kohës sa ishte në shtëpi të Big Brother.

Debate që më vonë ajo i shndërroi në personale
dhe goditi atë me “shuplakë”.

Kjo sjellje rezultoi me përjashtimin e modeles nga shtëpia e Big Brother VIP Albania dhe me të dal Kejvina shikoi se kishte humbur më shumë së 150 mijë ndjekës nga Instagrami.

Asaj ju desh më shumë së një muaj të bëhet përsëri
aktive dhe dërgoi një dron në shenjë kërkim falje për Luizin, e ku këngëtari
shkodran e pranoi atë.

Sonte, pasi që e fejuara e Luizit, Kiara Tito
hapi Instagramin zyrtar të Luizit pasi që i pari me 670 mijë ndjekës ishte
mbyllur, Kejvina e ka shpërndarë atë në profilin e saj zyrtar dhe aty ka bërë
një thirrje interesante.

“Follow mistrecit, e unfollow mua”, ka shkruar ajo me disa emotikone pas. /GazetaExpress/