Fatjona Kasapi dhe Dëbora Gjakova fituan medaljet e bronzta në Kupën Botërore të xhudos

Fatjona Kasapi dhe Dëbora Gjakova fituan medaljet e bronzta në Kupën Botërore të xhudos


Sport


Gazeta Express

28/04/2023 23:34

Fatjona Kasapi dhe Dëbora Gjakova kanë fituar medalje të bronzta në Kupën Botërore të xhudos – “Asian Kuvajt 2023”.

Fatjona u stolis me të bronztën në kategorinë deri në 57 kilogramë, kurse Dëbora në kategorinë deri në 63 kilogramë, përcjell Gazeta Express.

Për të dyja xhudistet ishin medaljet e para për seniore, ku njëherit fituan edhe pikë olimpike.

Të shtunën do të garojnë Shpati Zekaj dhe Rios Kuka.

Kjo Kupë Botërore e xhudos është garë kualifikuese për Lojërat Olimpike Paris 2024. /Gazeta Express/