Familjarët e të pagjeturve kërkojnë më shumë trysni ndaj Serbisë



Autori: Gazeta inFokus


22:27 | 29 April 2023

Deklarata për personat e zhdukur me forcë në luftën e fundit në Kosovë, pas dy ditësh do të jetë pjesë e tavolinës së diskutimeve mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, veçse këtë radhë pritet që deklarata të miratohet.

Mirëpo, familjarë e përfaqësues të të pagjeturve shprehen skeptikë se Serbia do të pajtohet për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, thotë se deklarata që do t’u prezantohet palëve nuk do të ketë ndryshime.

Video e Sponsorizuar



Ai shprehet se implementimi i saj është shumë i rëndësishëm.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Çerkini, është shprehur skeptik sa i përket arritjes së një marrëveshjeje, e po ashtu edhe implementimit të saj.

Ai po ashtu ka kërkuar që pjesë e takimeve në Bruksel të jenë edhe familjarët e të pagjeturve.

Sipas kryetarit të Këshillit Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës, Ahmet Grajqevci, Bashkimi Evropian duhet t’i bëjë më shumë trysni Serbisë në këtë drejtim.

24 vjet pas luftës vazhdon të mos dihet gjë për fatin e mbi 1 mijë e 600 personave të zhdukur me forcë.