Punëtorët e KEK-ut “i zënë derën” Albin Kurtit



Autori: Gazeta inFokus


11:17 | 28 April 2023

Ka nisur protesta e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, të cilët po kërkojnë rritje page.

Ata kanë nisur protestën nga sheshi “Zahir Pajaziti”, në drejtim të qeverisë së Kosovës, për të kërkuar krahas rritjes së pagës edhe pagesë më të lartë për shujtë, rrezikshmëri në punë, pagesën për punën në vikend sipas Ligjit të Punës, si dhe respektimin e vendimeve të gjykatës po për këtë kërkesë.

Gazeta Infokus ju sjell pamje nga kjo protestë që sa po ka filluar.

Video e Sponsorizuar