Presidenti i Al-Nassr që e solli Ronaldon në klub dorëhiqet pas sezonit dëshpërues

Presidenti i Al-Nassr që e solli Ronaldon në klub dorëhiqet pas sezonit dëshpërues


Futboll


Gazeta Express

28/04/2023 11:55

Presidenti
i Al-Nassr, Musalli Al-Muammar, i cili ishte njeriu kyç që e solli Cristiano Ronaldon
në klub, ka dhënë dorëheqje shkaku i sezonit dëshpërues.

Lajmin
e ka bërë të ditur “Saudi Gazette”, përcjell “Gazeta Express”.

Ylli
portugez iu bashkua klubit nga Arabia Saudite gjatë dimrit pasi u nda nga
Manchester United si rezultat e kritikave që ua dha drejtuesve të klubit.

Sidoqoftë,
nën drejtimin e “CR7” në fushën e blertë, Al-Nassr është duke e kaluar një
sezon dëshpërues dhe ai ishte i paaftë për ta bërë diferencën.

Mediumi
saudit raporton tutje se tashmë ia ka dorëzuar letrën e dorëheqjes Ministrisë së
Sportit, ndërsa rrugën e tij duket se do ta ndjekë krejt bordu i drejtorëve në
klub.

Bordi
i ri dhe presidenti mund të zgjidhen para fundit të sezonit.


nga transferimi i Ronaldos, Al-Nassr humbi nga rivali për titull, Al-Ittihad,
ndërsa u mposht edhe nga Al-Wehda, 0:1 për të mbetur jashtë gjysmëfinales së King
Cup of Champions, shkruan “Gazeta Express”.

Trajneri
Rudi Garcia gjithashtu u shkarkua pas formës së dobët, ndërsa Ronaldo disa herë
u largua i mllefosur nga fusha e blertë, madje duke e shqelmuar një shishe
plastike.

Al-Nassr
do të vazhdojë të shpresojë që ta fitojë titullin e kampionit në Saudi Pro
League, me ndonjë gabim eventual të liderit, Al-Ittihad. /Gazeta Express/