Nita diskuton me Luizin: Ma keni frikën në finale

Nita diskuton me Luizin: Ma keni frikën në finale


Shqiperi


Gazeta Express

28/04/2023 10:41

E shtuna do vulosë përfundimisht se cili mes Kristit, Qetsorit dhe Nitës do shpallet finalisti i katërt.

Kjo javë ka qenë e shoqëruar me debate të shumta mes banorëve, ku përqindjen më të madhe të vëmendjes në 24 orët e fundit e ka marrë Nita.

Kjo pas debatit që ajo pati me Kristin, ku u përfshi e gjithë shtëpia. Ditën e sotme, Nita u kthye sërish në faktor, duke vijuar debatet që pati me banorët.