Interi e mëson kundërshtarin në finalen e Kupës së Italisë

Interi e mëson kundërshtarin në finalen e Kupës së Italisë


Futboll


Gazeta Express

27/04/2023 23:46

Interi e ka mësuar kundërshtarin në finalen e Kupës së Italisë.

Zikaltrit do të përballen me Fiorentinan në
finalen e kësaj gare, shkruan Gazeta Express.

Fiorentina arriti të kualifikohej në
finale, pasi në gjysmëfinale eliminoi Cremonesen.

Ndeshja e sontme u mbyll pa fitues, 0:0,
por Fiorentina kishte shënuar fitore 2:0 në ndeshjen e parë.

Finalja e Kupës së Italisë do të
zhvillohet më 24 maj. /Gazeta Express/