Asgjë nuk e ndalon ndërtimin e korridoreve, Grubi: U krye pagesa e parë avans ndaj kompanisë “Bechtel-Enka”

Asgjë nuk e ndalon ndërtimin e korridoreve, Grubi: U krye pagesa e parë avans ndaj kompanisë “Bechtel-Enka”

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka bërë të ditur se është kryer pagesa e parë avans ndaj kompanisë “Bechtel-Enka”, për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D.

Grubi në njoftimin e tij në Facebook shkruan se askush dhe asgjë nuk e ndalon këtë projekt kapital, ndërsa pagesa është kryer sipas marrëveshjes.

Njoftimi i plotë:

Qeveria, nëpërmjet të Ministrisë së Transportit dhe Ndërrmarjes së rrugëve, ka realizuar pagesën e parë ndaj realizuesit të punimeve Bechtel-Enka për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10-D.

Pagesa ka të bëje me paradhënien standarde (avans) si në çdo projekt tjetër si dhe me mobilizimin e realizuesit për punë në përputhje me kontratën.

Siç u tha, asgjë më nuk e ndal dot ndërtimin e korridoreve.

Është në duart e deputetëve që të vendosin a do të ndërtohen këto autostrada më shpejtë dhe shumë më lirë ose më ngadalë e shumë më shtrenjtë.