Laporta e falënderon Gironan: Objektiv primar na mbetet La Liga

Laporta e falënderon Gironan: Objektiv primar na mbetet La Liga


Futboll


Gazeta Express

27/04/2023 14:31

Joan
Laporta thotë se fokusi kryesor i Barcelonës në këtë sezon do të vazhdojë të
jetë La Liga.

Gjiganti
katalunas po kryeson në kampionatin spanjoll me 11 pikë përpara Real Madridit,
ndërsa nuk arriti ta shfrytëzonte mbrëmë gabimin e “Los Blancos” për t’u shkëputur
në 14 pikë.

“Blaugrana”
u mposhtën nga Rayo Vallecano me rezultat 1:2, por që prapë se prapë mbeten
favoritë për ta fituar titullin e kampionit, shtatë xhiro pa përfunduar edicioni
2022/23, shkruan “Gazeta Express”.

“Objektiv
vazhdon të mbetet La Liga. Janë edhe 7 ndeshje për t’u luajtur dhe i kemi 11
pikë më shumë se i dyti, ky vazhdon të mbetet objektivi primar. Kërkojmë nga
tifozët që ta inkurajojnë më shumë se kurrë më parë skuadrën për ta fituar këtë
kampionat”, deklaroi fillimisht kreu i klubit katalunas në konferencë për shtyp
pasi e zyrtarizoi finalizimin e projektit “Espai Barça”.

“Është
evidente që nuk jemi të kënaqur me humbjen nga Rayo Vallecano, nuk e bëmë mirë
punën tonë dhe humbëm. E falënderojmë Gironan që e mposhti Real Madridin”,
vazhdoi presidenti Laporta. /Gazeta Express/