Barcelona e pëson humbjen e tretë në La Liga, mposhtet nga Rayo Vallecano

Barcelona e pëson humbjen e tretë në La Liga, mposhtet nga Rayo Vallecano


Futboll


Gazeta Express

26/04/2023 23:58

Barcelona e ka pësuar humbjen e tretë në La Liga këtë edicion.

Katalonasit u mposhtën në udhëtim nga Rayo Vallecano me rezultat 2:1, në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit spanjoll.

Alvaro Garcia realizoi në minutën e 19-të
të ndeshjes, duke kaluar vendasit në epërsi, shkruan Gazeta Express.

Rezultati u dyfishua në minutën e 53-të kur shënoi Fran Garcia.

Krejt çfarë bëri Barcelona ishte goli i ngushtimit të epërsisë i shënuar nga Lewandowski në minutën e 83-të.

Përkundër humbjes, Barcelona prin bindshëm
në La Liga me 76 pikë, 11 më shumë se Real Madridi.

Kurse, Rayo Vallecano shënoi fitore të
madhe, duke shkuar në kuotën e 43 pikëve në pozitën e nëntë dhe tani është vetëm
tri pikë larg pozitës së gjashtë që dërgon në Ligën e Konferencës sezonin tjetër.
/Gazeta Express/