5 kuriozitete interesante mbi alkoolin dhe dehjen

5 kuriozitete interesante mbi alkoolin dhe dehjen


Shqiperi


Gazeta Express

27/04/2023 13:29

Ka shumë pyetje në lidhje me konsumimin e alkoolit. E vërteta është se mënyra e vetme për të shmangur pasojat e tmerrshme të abuzimit me alkoolin është duke kufizuar konsumin e tij.

Mëposhtë do ju tregojmë disa kuriozitete mbi alkoolin dhe dehjen.

1. Nuk është e domosdoshme të pish për t’u “dehur” – Ndonjëherë, mendohet se duhet të jesh i dehur për t’u sjellë në një mënyrë të caktuar, për shembull, për të vepruar në mënyrë të shfrenuar. Një eksperiment nga studiuesi Richard Wiseman e ka treguar këtë duke i bërë disa njerëz të pinë, për shembull, birrë joalkoolike pa e ditur. Ata u sollën sikur të ishin vërtet të dehur. Kjo vjen për faktin se efekti placebo është shumë më i fortë se sa besohet, pasi e bën trurin të besojë gjëra që nuk janë të vërteta.

2. Konsumi i alkoolit nuk e lufton të ftohtin – Ajo që arrin alkooli është një ndjesi nxehtësie, por nuk na ngroh vërtet. Studimet më të fundit sigurojnë se kjo është për shkak të termogjenezës së dëmtuar që rezulton nga hipoglikemia e shkaktuar nga alkooli.

3. Shumica e alkoolit metabolizohet në mëlçi – Kjo është e vërtetë, prandaj ata që pinë shumë alkool kanë probleme me mëlçinë.

4. Alkooli nuk shërben për të harruar – Me siguri keni provuar që të deheni për të harruar. Ndoshta keni dashur të lini pas një dashuri të dështuar, të hiqni mendjen nga problemet ekonomike apo ndonjë arsye tjetër. Megjithatë, efekti i pijeve alkoolike është krejtësisht i kundërt, pasi stimulon zona të caktuara të trurit që janë përgjegjëse për kujtimet.

5. Neuronet nuk vdesin kur pimë – Ajo që ndodh në të vërtetë është se sinapsi që neuronet bëjnë me njëri-tjetrin ndikohet disi nga alkooli. Por, vetëm kur është konsum i tepërt dhe për një periudhë të zgjatur. Një ditë, pasi të pini pak, mendja juaj do të kthehet në normalitet dhe numri i neuroneve do të jetë i paprekur. Nuk duhet të shqetësoheni për këtë.