“Kremtojmë denarin!” – 31 vjet pavarësi monetare

Me fushatë nën moton “Kremtojmë denarin!”, Banka Popullore e shënon 31-vjetorin e pavarësimit monetar, gjegjësisht vendosjen e denarit si valutë nacionale dhe pavarësimin e Bankës qendrore.

“Shpallja e pavarësimit monetar më 26 prill është ngjarje e rëndësishme për shtetin, ndërsa njëherësh edhe hap i rëndësishëm në përmbylljen e pavarësisë së saj. Ndër vite Banka Popullore ndërtohej dhe u pozicionua si një bankë qendrore bashkëkohore, kredibile, e njohur ndërkombëtarisht dhe e pavarur, por edhe si institucion që e ka nxitur mendimin shkencor dhe punën, edukimin e vazhdueshëm dhe edukimin financiar. Që atje, në kuadër të javës së shënimit do të ndahet edhe Çmimi vjetor për hulumtues të rinj për punimin më të mirë nga sfera e makroekonomisë dhe bankave dhe sistemeve bankare”, kumtoi BP.

Për rrugën e krjimit të vendosjes së parave të Maqedonisë, janë përpunuar dy video-regjistrime edukative nga të punësuarit në Muzeun e Bankës Popullore, Maja Haxhimaneva, Eftimia Pavllovska dhe Diana Vançevska. Video-regjistrimet, përveç asaj që do të publikohen, do të dorëzohen edhe në shkollat në mbarë vendin për të shërbyer në procesin e mëtejmë edukativ për historinë tonë dhe valutën.

Me qëllim që të ndahen procesi historik dhe vlerat nga të cilat janë udhëhequr bartësit e politikave gjatë pavarësimit monetar janë përgatitur video deklarata të një pjese të atyre që kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në procesin e vendosjes dhe ndërtimit të pavarësisë monetare, valutës personale, por kanë kontribuuar dhe kontribuojnë për afirmimin e Bankës Popullore si institucion bashkëkohor dhe kredibil. Me rastin e 31-vjetorit të pavarësisë monetare, në rrjetet sociale do të publikohen deklarata të të gjithë guvernatorëve të deritanishëm Borko Stanoevski, Lube Tërpeski, Petar Goshev, Dimitar Bogov, Anita Angellovska – Bezhoska, aktorëve të tjerë shoqërosë si Xhevdet Hajredini, Trajko Sllaveski, Mihail Petkovski, Abdulmenaf Bexheti, Taki Fiti, Gligor Bishev, Vanço Kargov, si edhe pikëpamjet e zëvendësguvernatoreve Emilia Nacevska dhe Ana Mitreska.

Në kuadër të këtij shënimi do të publikohen edhe dokumente të Arkivit të Bankës Popullore, lidhur me pavarësimin monetar, që kanë vlerë historike të çmuar për historinë e Maqedonisë së Veriut.