Krasniqi është mirëpritur nga këshilltari i lartë në Departamentin e Shtetit Amerikan, diskutojnë për qeverisjen lokale

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është mirëpritur nga këshilltari i lartë në Departamentin e Shtetit Amerikan, Paul Pfeiffer.

Krasniqi ka thënë se me këshilltarin Pfeiffer kanë diskutuar për qeverisjen lokale, zhvillimin ekonomik lokal, rezultatet dhe sfidat në transformimin dhe digjitalizimin lokal.

“Në veçanti diskutuam për përfundimin e suksesshëm të zgjedhjeve lokale në pjesën veriore, të cilat u mbajtën konform Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, si dhe për procesin e konstituimit të organeve të reja komunale”, ka thënë ai.

“Po ashtu i falënderova për mbështetjen e ofruar në rrugën drejt Open Government Partnership (OGP), si dhe për planet e përbashkëta për implementimin e Planit Kombëtar të Veprimit për OGP”.

“Gjatë kësaj ditë, takova edhe znj. Janine Garcia, këshilltare e lartë në Byron për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Departamentin e Shtetit Amerikan”, ka shtuar Krasniqi.