KB Prishtina kundër vendimit që ndeshja e pestë të gjykohet nga të huajt, shkak rasti me gjyqtarët grekë

KB Prishtina kundër vendimit që ndeshja e pestë të gjykohet nga të huajt, shkak rasti me gjyqtarët grekë


Sport


Gazeta Express

25/04/2023 23:24

KB Sigal Prishtina ka kundërshtuar vendimin
që ndeshjen e pestë gjysmëfinale, ndaj Trepçës, ta zhvillojë të dielën (30
prill).

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njoftoi këtë të martë se ndeshja e pestë dhe përcaktuese për skuadrën e dytë finaliste, do të zhvillohet në fundjavë, shkruan Gazeta Express.

Vendimi u mor nga Komisioni i Garave, pasi
ata vlerësuan se nuk pati gatishmëri mes klubeve për të caktuar terminin e ri,
pasi ndeshja të enjten nuk mund të zhvillohet shkaku që Kombëtarja e Kosovës në
hendboll luan ndaj Malit të Zi.

Madje, nga FBK u bë ditur se drejtësia në
këtë ndeshje do të ndahet nga gjyqtarë huaj, për dallim që dy ndeshjet
paraprake u drejtuan nga gjyqtarët vendorë.

Mirëpo, klubi i Prishtinës e kundërshtoi këtë vendim, pasi që sipas tyre, është në kundërshtim me Propozicionin e Garave (PG).

Madje, në letrën e publikuar nga kryeqytetasit, mësohet se ata janë edhe kundër vendimit që ndeshja të gjykohet nga gjyqtarët e huaj.

Prishtina vlerëson se ndarja e drejtësisë nga të huajit është e papranueshme në këtë seri gjysmëfinale, duke përmendur rastin në të cilën ata akuzuan njerëz të afërt me KB Trepçën se kanë tentuar të korruptojnë dy gjyqtarë grekë, që ishin të caktuar për të gjykuar në ndeshjen e tretë gjysmëfinale mes këtyre dy skuadrave.

Vlen të theksohet se “Xehetarët” kishin mohuar kategorikisht se “kanë gisht” në këtë rast, i cili vazhdon të jetë ende të jetë i pazbuluar në tërësi.

Për rastin në fjalë po merren organet përkatëse të shtetit, por që ende nuk është njoftuar për ndonjë zhvillim. /Gazeta Express/