Drejtori Halili priti në takim një delegacion nga Albanian ICT Awards

Mirëseardhje për të ftuarit e Albanian ICT Awards, të udhëhequr nga z. Kushtrim Shala, të cilët së bashku me DFIZHT Festim Halili diskutuan mundësitë e bashkëpunimit të përbashkët me qëllim forcimin e ekosistemeve startup të të dy vendeve.

Po zhvillohet edicioni i 11-të i #ICTAwards11, i cili është një konkurs kombëtar për inovacion, teknologji dhe sipërmarrje për aplikantë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia. Një ngjarje që mbledh në një vend profesionistë, ekspertë, akademikë, menaxherë dhe vendimmarrës, me qëllim që t’u jepet mirënjohje më të mirëve në sektorin e TIK-ut.

🕛 Mund të aplikoni / nominoni deri më 30 prill, ora 23:59, ndërsa kategoritë janë të disponueshme në linkun e mëposhtëm: https://ictawards.org/2022/cmimet

➡️ Më shumë informacion mund të gjeni në: https://ictawards.org/2022/udhezime/

https://www.facebook.com/photo?fbid=791192635904538&set=pcb.791192679237867