Ancelotti: E rëndë të humbësh kështu, skuadra nuk luajti si duhet

Ancelotti: E rëndë të humbësh kështu, skuadra nuk luajti si duhet


Futboll


Gazeta Express

26/04/2023 9:24

Carlo
Ancelotti e ka komentuar humbjen e Real Madridit nga Girona, e cila ia shoi
pothuajse krejt shpresat për të mbetur në garë për titull të kampionit në La
Liga.

“Los
Blancos” u mposhtën mbrëmë 2:4 dhe mbeten 11 pikë prapa Barcelonës, e cila sonte
mund ta shtojë epërsinë në +14 pikë nëse e mund Rayo Vallecanon në udhëtim,
shkruan “Gazeta Express”.

“Është
e vështirë dhe e rëndë të humbësh kështu. Në nivelin defanziv ishte një ndeshje
e vrazhdë, ky ishte çelësi. Skuadra nuk luajti. Ishte një nivel i ulët në krejt
aspektet. Skuadra ishte nervoze. Vinicius Jr në nivelin individual shkoi mirë,
e bëri një gol dhe një asistim, por ai po merr shumë kartonë të verdhë”, deklaroi
trajneri italian pas lojës.

“Humbja
nuk të bën asnjëherë të ndihesh mirë, por mund të jetë e dobishme. Pa angazhim
në fazën defanzive kjo skuadër do të ketë probleme t’i fitojë ndeshjet. Ne në këtë
ndeshje nuk e kishim angazhimin e duhur defanziv. Nëse lojtarët nuk e kanë
kuptuar, do ta përsëris çdo ditë”, vazhdoi ish-trajneri i Juventusit, Milanit,
Chelseat, Paris Saint-Germainit, Bayern Munichut, Napolit dhe Evertonit.

“Tifozët?
Është normale që janë të mllefosur dhe të lënduar, njëjtë siç jemi edhe ne.
Por, jemi në finale të Copa del Rey dhe në gjysmëfinale të Championsit”, përfundoi
“DonCarlo”. /Gazeta Express/