Lakersat dhe Miamin i ndan veç nga një fitore nga kualifikimi tutje

Lakersat dhe Miamin i ndan veç nga një fitore nga kualifikimi tutje


Basketboll


Gazeta Express

25/04/2023 9:21

LA
Lakers dhe Miami po shkojnë me hapa të sigurt drejt kualifikimit në fazën tjetër
të “play-offit” në NBA.

Ekipi
nga Los Angelesi e ngriti në 3-1 serinë e fitoreve ndaj Memphisit.

Verdhekaltrit
triumfuan me rezultat 117:111 (29:23, 25:29, 27:31, 23:21 e 13:7), në një
ndeshje mjaft interesante, ku fituesin e përcaktuan vazhdimet.

LeBron
James ishte fytyra kryesore e lojës pasi e ndihmoi ekipin e tij në momentet
vendimtare, derisa në total i realizoi 22 pikë, shkruan “Gazeta Express”.

Kështu,
Lakers mund t’i befasojnë “Grizzlies”, të cilët kishin përfunduar në pozitën e
dytë në tabelë në sezonin e rregullt të Perëndimit.

Ndërkohë,
edhe Miami e krijoi një avantazh solid naj Milwaukket, 3-1.

Heat
fituan me rezultat 119:114 (28:33, 22:24, 28:32 e 41:25).

Çereku
i katërt ishte vendimtar në fitoren e Miamit, i cili e sheh veten veç një hap
nga faza tjetër.

Bucks,
përkundër faktit se ishin mjaft të suksesshëm në sezonin e rregullt të
Konferencës Lindore, në “play-off” nuk po ua do.

Për
Milwaukeen i pandalshëm ishte Jimmy Butler, i cili i realizoi 56 pikë dhe e
ndihmoi më së shumti ekipin e tij në fitoren e radhës. /Gazeta Express/