Guardiola për ndeshjen ndaj Arsenalit: Fitorja e vendos në duart tona fatin e titullit, por nuk është vendimtare

Guardiola për ndeshjen ndaj Arsenalit: Fitorja e vendos në duart tona fatin e titullit, por nuk është vendimtare


Sport


Gazeta Express

25/04/2023 22:01

Pep Guardiola beson se fitorja ndaj
Arsenalit të mërkurën mbrëma do ta vendosë fatin e titullit të kampionit në duart
e Manchester Cityt.

Me dy ndeshje më pak, “Qytetarët” janë në pozitën
e dytë në tabelë me 70 pikë, pesë më pak se “Topçinjtë”, shkruan Gazeta
Express.

“Kemi pasur shumë muaj për të arritur në
këtë pjesë të ligës për të pasur mundësinë në duart tona”, tha Guardiola në prag
të kësaj ndeshjeje.

“Sigurisht që edhe ata [Arsenali] e kanë
në dorë, sepse nëse fitojnë varet nga ata, fati do të jetë në dorën e tyre. Por,
nëse ne fitojmë, padyshim që fati do të jetë në duart tona. Atëherë do të na mbesin
edhe shtatë ndeshje”, shtoi trajneri spanjoll.

Edhe pse Manchester City i ka fituar të
dyja ndeshjet kundër Arsenalit këtë sezon, një në Kupën FA dhe një në
Premierligë, Guardiola nuk është aspak i vetëkënaqur.

“Ne kemi luajtur dy herë këtë sezon dhe
ato ishin ndeshje vërtet të vështira. Kur luan kundër këtyre skuadrave, ata
mund të kontrollojnë gjithçka”, tha 52-vjeçari.

“Kam thënë që shumë kohë më parë se
Arsenali, me Arsene Wenger, kanë gjithmonë detajet dhe kujdesin e
jashtëzakonshëm për topin dhe kë zgjedhin për të luajtur me cilësinë dhe aftësitë
më të mëdha. Por, Mikel [Arteta] ka sjellë një dimension të ri. Ata janë
konkurrentë të mëdhenj në të gjitha kuptimet, aq agresivë”, shtoi ai.

“Është vërtet e rëndësishme, jo vendimtare sepse kanë mbetur shumë ndeshje të vështira për të dyja palët. Por, ne nuk mund ta mohojmë se sa e rëndësishme është”, deklaroi Guardiola. /Gazeta Express/