Balotelli: Messi e Ronaldo kanë fituar aq shumë Topa të Artë pasi unë luajta me vetëm 20% të kapacitetit

Balotelli: Messi e Ronaldo kanë fituar aq shumë Topa të Artë pasi unë luajta me vetëm 20% të kapacitetit


Futboll


Gazeta Express

25/04/2023 13:00

Mario
Balotelli është shquar gjithmonë si një lojtar problematik, i cili nuk ka ditur
asnjëherë ta shfrytëzojë kapacitetin e tij.

Sulmuesi
italian ka luajtur në klube të mëdha si Inter, Milan e Manchester City, por që
sjelljet e tij josportive dhe moserioziteti në punë e lanë pas dhe nuk mundi ta
shfrytëzonte aftësinë e jashtëzakonshme që e kishte në futboll, shkruan “Gazeta
Express”.

Madje,
ish-përfaqësuesi italian zbulon se ish-menaxheri i tij, i ndjeri Mino Raiola i
kishte thënë se do të mundë të arrinte shumë më tepër në karrierë nëse do të
punonte më shumë me kokën e tij, e cila i ka sjellë telashe të mëdha dhe zënka
me trajnerë e bashkëlojtarë, por edhe me tifozë kundërshtarë.

“Raiola
më thoshte gjithmonë se Ronaldo e Messi kanë fituar aq shumë Topa të Artë sepse
unë luajta me 20% të kapacitetit tim dhe se, nëse do të luaja me 100%, do t’i
fitoja unë Topat e Artë. Nëse e shikoj karrierën time, e kam vetëm një merak
dhe pendim: Kam mundur të bëja më shumë”, deklaroi Balotelli.

“Unë
i lëshova disa mundësi për të qenë në nivel të tyre. Por, jam 100 për qind i
sigurt se kualitetet e mia janë të nivelit të njëjtë me të tyre. Por unë… i
humba disa shanse, më kupton? Kjo ndodh. Unë nuk mund të them se jam i mirë si
Ronaldo, sepse ai ka fituar shumë Topa të Artë. Pesë. Nuk mund ta krahasosh
veten me Messin e Ronaldon, askush s’mundet. Por, nëse flasim veç për
kualitetin, për kualitetin futbollistik, nuk kam pse të jem xheloz në ta, të jem
i sinqertë”, shtoi Balotelli.

Ai
e pranon se me zemër është tifoz i Milanit, por që për krejt çka ka arritur në
karrierë i është falënderues dhe mirënjohës Interit, posaçërisht ish-presidentit
të këtij klubit, Massimo Moratti. /Gazeta Express/