Zyrtare: Akis Vavalis, trajneri i ri i Dritës

Zyrtare: Akis Vavalis, trajneri i ri i Dritës


Sport


Gazeta Express

23/04/2023 23:28

Akis Vavalis është pasardhësi i Arsim Thaqit, i cili ditë më parë dha dorëheqje nga pozita e trajnerit te Drita.

Klubi gjilanas ka njoftuar zyrtarisht këtë
të diel për arritjen e marrëveshjes me trajnerin grek, shkruan Gazeta Express.

Vavalis me Dritën ka nënshkruar kontratë
të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.

Në marrëveshje është përfshirë edhe
opsioni për zgjatje të kontratës edhe për një sezon më shumë.

Njoftimi i plotë nga klubi i Dritës
(pa ndërhyrje):

“Klubi jonë, FC DRITA ka knaqësin të
prezantoj trainerin e ri të klubit Vavalis nga Greqia.

Vavalis është pritur nga drejtori gjeneral
z. Feti Murseli, i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese me klubin.

Marrëveshja e nënshkruar mes klubit dhe
trajnerit Akis Vavalis është deri në fund të sezonit 2023/2024 me mundesi
vazhdimi edhe për nje vit tjetër.

Vavalis ka përvojë dymbëdhjetë vjeçare si
trajner dhe ndihmës trajner.

Treneri Vavalis i bashkohet klubit tonë së bashku me ndihmësin e tij, Nikolaos Karabetakis”. /Gazeta Express/