(VIDEO) “Anesteziologut tik-toker” i merret licenca për 7 vjet





Anesteziologut Valton Dervishi, i cili postoi video drejtpërdrejt në rrjetin social TIK-TOK, në repartin e gjinekologjisë në spitalin e Tetovës, i është marrë licenca e mjekut dhe të njejtit i  është ndaluar të ushtrojë profesionin për 7 vjet. Ky është vendimi i “Këshillit të ndërit pranë Odës së mjekëve”. Sipas rregulloreve ligjore, ky  është dënimi maksimal që mund të vendoset për shkelje etike në punë.

KËSHILLI I NDERIT PRANË ODËS SË MJEKËVE

“Oda e Mjekëve, nuk do të lejojë që dinjiteti dhe reputacioni i mjekëve të kërcënohet nga sjellja e papërgjegjshme e individëve. Me vendimin e sotëm, organet e Odës, si përfaqësues legjitimë të të gjithë anëtarëve të saj, dërgojnë mesazh se mjekët besojnë në vlerat dhe rregullat etike dhe do të avokojnë fuqishëm për respektimin e tyre të vazhdueshëm në punën e tyre”.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore Publike në Gjykatën Themelore në Tetovë ka dorëzuar aktakuzë kundër anesteziologut Valton Dervishi nga spitali i Tetovës. Ai akuzohet për vepra penale – Shkelje në shërbim si dhe regjistrim të paautorizuar.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE TETOVË

“Në procedurën e zhvilluar paraprake janë mbledhur prova që mbështesin dyshimin e bazuar se i pandehuri në cilësinë e zyrtarit anesteziolog i punësuar në Spitalin klinik të ISHP-së në Tetovë, më 14 prill, ka bërë inçizim të paautorizuar të pacientëve dhe punëtorëve dhe ka publikuar  drejtpërdrejt në një rrjet social, të cilin ai ka vepruar dukshëm me pakujdesi në ushtrimin e kompetencave dhe detyrave të tij dhe ka shkelur rëndë të drejtat e tyre”

Prokurori publik ka paraqitur edhe propozim në Gjykatën Themelore në Tetovë për vazhdimin e masës së paracaktuar të paraburgimit ndaj të akuzuarit. Ndërkaq, gjykata ia vazhdoi paraburgimin.

Samir Mustafa /SHENJA/