Vendimet e FHK-së për dhunën në Vushtrri, tre hendbollistë përjashtohen përjetë

Vendimet e FHK-së për dhunën në Vushtrri, tre hendbollistë përjashtohen përjetë


Sport


Gazeta Express

24/04/2023 23:55

Halim Miftari, Asllan Gërguri e Haki
Vllahija më nuk do të mund të luajnë ndeshje zyrtare të hendbollit.

Të tre hendbollistët e Vushtrrisë janë
përjashtuar përjetë nga hendbolli pas dhunës që ndodhi së fundmi në ndeshjen
ndaj Trepçës, shkruan Gazeta Express.

Një përleshje e madhe fizike mes lojtarëve
ndodhi të shtunën në ndeshjen e Superligës A të hendbollit, mes Vushtrrisë dhe
Trepçës.

Tek shifrat 17:21, kur po zhvillohej
minuta e 35-të situata eskaloi duke kaluar në dhunë.

Pas këtij rasti, Komesari i Garave i
Federatës së Hendbollit të Kosovës mori vendimet, ku më së rëndi e pësuan Miftari,
Gërguri e Vllahija.

KH Vushtrrisë i është marrë një pikë,
ndërsa është dënuar edhe me minus dy pikë, teksa ndeshjen ndaj Trepçës e ka humbur
me rezultat zyrtar 10:0. Vushtrria gjithashtu u dënua me gjobë prej 800 eurosh,
si dhe me pesë ndeshje pa praninë e publikut.

Hendbollisti tjetër vushtrrias, Fitim
Klinaku, është dënuar me 2 vite ndalesë të marrjes me sportin e hendbollit, si
dhe me gjobë prej 200 eurosh.

Muhamet Hyseni, gjithashtu hendbollist i
Vushtrrisë, u dënua me 6 muaj ndalesë dhe 200 euro gjobë.

Hendbollisti i Trepçës, Meriton Lladrovci, është dënuar me një ndeshje mos-lojë dhe 200 euro gjobë. /Gazeta Express/