Pochettino – Chelsea, marrëveshja edhe më afër finalizimit

Pochettino – Chelsea, marrëveshja edhe më afër finalizimit


Sport


Gazeta Express

24/04/2023 21:18

Mauricio Pochettino raportohet se është gjithnjë
e më afër për t’u emëruar në pozitën e trajnerit te Chelsea.

Klubi londinez është në kërkim të një
trajneri për sezonin e ardhshëm, pasi dihet se Frank Lampard do të jetë në këtë
pozitë deri në fund të sezonit. Ai pasoi të shkarkuarin, Graham Potter, shkruan
Gazeta Express.

Tani, sipas ekspertit Fabrizio Romano,
negociatat mes Chelseat dhe Pochettinos po përparojnë me shpejtësi për të
mbyllur një marrëveshje.

Gazetari italian raportoi se marrëveshja
nuk është arritur ende, por se të dy palët janë optimiste se një marrëveshje do
të arrihet, pasi bisedimet po hyjnë në fazën perfundimtare.

Argjentinasi
dhe Chelsea thuhet se diskutuan për një projekt afatgjatë, ndërsa
ish-trajneri i Paris Saint-Germainit u tha njerëzve nga stafi i tij që të
përgatiteshin për një punë të re.

Pikat vendimtare duke përfshirë transferimet, lidhjen me bordin dhe më shumë janë diskutuar me një rezultat shumë pozitiv për 51-vjeçarin, teksa “Blutë” pritet të marrin një vendim përfundimtar së shpejti. /Gazeta Express/