Më në fund dikush i thotë Kurtit “Puna e mbarë”

“Puna e mbarë, Albin Kurti” – Kështu i ka thënë deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, shefit të tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Më në fund dikush i tha Kurtit “Puna e mbarë”.

Duke ia renditur tri suksese që sipas Mujës, brenda një jave i ka arritur qeveria Kurti, në fund të fjalisë lavdëron shefin e tij duke i thënë “Puna e mbarë, Albin Kurti”.

Lidhur me frazën “Puna e mbarë” kishte folur edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai kishte bërë një krahasim tejet interesant për kryeministrin Albin Kurti.

Abdixhiku, kishte deklaruar se vetëm Kurtit dhe Vali Corleones, nuk iu ka thënë askush “puna e mbarë”, për shkak se sipas tij nuk kanë punuar asnjëherë.

“Dy njerëz në Kosovë, që nuk i ka thënë askush puna e mbarë, Vali Corleone dhe Albin Kurti, kurrë në jetën e vet punë s’kanë bërë, kurrë në jetë të vet nuk i kanë thënë puna e mbarë. Ky nuk din ta menaxhojë një projekt të vetëm”, ka thënë ai në Dukagjini.

Ndërsa sipas Armend Mujës këto janë tre sukseset e qeverisë Kurti për një javë.

Postimi i plotë:

Brenda vetëm një jave kemi:

1) Liberalizim të vizave, lëvizje e lirë për BE me pasaportën e Republikës së Kosovës,

2) Forcim të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës, me pranimin e aplikimit në Këshillin e Evropës

3) Forcim të sovranitetit të Republikës, me mbajtjen e zgjedhjeve

Puna e mbarë, Albin Kurti