La Liga me urim të veçantë për Vedat Muriqin, i cili sot feston ditëlindjen

La Liga me urim të veçantë për Vedat Muriqin, i cili sot feston ditëlindjen


Sport


Gazeta Express

24/04/2023 17:22

La Liga ia ka bërë një urim special për
ditëlindjen Vedat Muriqit.

La Liga, përmes faqes së vetë zyrtare në
rrjetet sociale, e ka uruar sulmuesin kosovar me rastin e ditëlindjes së tij të
29-të, shkruan Gazeta Express.

“Këtë ditë do ta kujtoni gjithmonë si ditën e ditëlindjes së Vedat Muriqit. Gëzuar ditëlindjen, pirat!”, thuhet në postimin që u shoqërua me një video të lojtarit.

Muriqi është bërë protagonist skuadrës së
Mallorcas, me të cilën i ka realizuar 12 gola dhe i ka bërë dy asistime deri
tash në këtë edicion. /Gazeta Express/