Kurti pasi Kosovës iu pranua aplikimi për KE: Falenderoj Donika Gërvallën dhe MPJ-në për përkrahjen



Autori: Gazeta inFokus


16:00 | 24 April 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi Kosova ka kaluar fazën e parë atë të pranimit të aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Duke e quajtur një sukses, Kurti ka thënë se Kosova do të jetë vlerë e shtuar për KE-në, shkruan Gazeta Infokus.

“Kosova kalon me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës Komiteti i Ministrave të shteteve anëtare, me mbi dy të tretat e votave të nevojshme, i dha sot mbështetje aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke përmbyllur kështu fazën e parë të anëtarësimit të plotë të Republikës sonë në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare”, ka thënë Kurti.

Ndërsa ai ka falënderuar ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallen dhe kabinetin e saj për sipas tij përkrahjen e pandërprerë.

“Shteti ynë do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës. Këshilli i Evropës do t’i shtojë vlerë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në shtetin tonë.  Falënderoj ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ministren Gërvalla, zëvendësministrin Ahmeti dhe ekipet e tyre për punën e pandërprerë, si dhe partnerët tanë e shtetet anëtare, për përkrahjen e pakursyer”, shkruan Kurti./Gazeta Infokus/

Pranohet aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës