“Boll luajte me dy porta”, gruaja e zë futbollistin e Bayernit duke e tradhtuar, e zbulon emrin e të dashurës paralele të tij

“Boll luajte me dy porta”, gruaja e zë futbollistin e Bayernit duke e tradhtuar, e zbulon emrin e të dashurës paralele të tij


Futboll


Gazeta Express

24/04/2023 8:55

Bayern
Munchen është në krizë të plotë.

Humbja
e fundjavës që shkoi bëri që ekipi bavarez të zbriste në vendin e dytë të
Bundesligës, prapa Borussia Dortmundit, dhe që tani po flitet për spastrim
total në fund të sezonit.

Por,
problemet për gjigantit bavarez nuk janë vetëm në aspektin sportiv.

Një
nga lojtarët e skuadrës është në qendër të vëmendjes për një skandal në jetën
private.

Bëhet
fjalë për Lucas Hernandez, i cili këtë sezon i ka luajtur vetëm 10 ndeshje
zyrtare, ndërsa ishte lënduar rëndë në Botërorin e Katarit.

Partnerja
e francezit, Amelia Lorente, e ka postuar në rrjetet sociale një mesazh ku bën
me dije se është ndarë nga mbrojtësi për shkak të një tradhtie të tij, madje e
tregon edhe emrin e gruas tjetër.

“Boll
luajte me dy porta, Lucas Hernandez. Po ta dhuroj Cristina Buccinon. Mos harro
që ke edhe dy fëmijë që nuk vjen kurrë për t’i takuar”, ka shkruar Amelia, e
cila i ka fshirë të gjitha fotot që kishte bashkë me Lucas, i cili është vëlla
i futbollistit të Milanit, Theo Hernandez.