Kiara flet për Efin: I uroj suksese, jam e lumtur që është në finale

Kiara flet për Efin: I uroj suksese, jam e lumtur që është në finale


Rozë


Gazeta Express

23/04/2023 7:34

Pasi mbërriti në studio, Kiara foli më shumë për shpalljen e Efit finaliste.

Kiara: Mendoj që Efi ka argumente të forta, ka nerva më
shumë se unë, i çon gjërat deri në fund. Ajo ka pasur më shumë kohë ti shohë
gjërat nga jashtë, ka qënë kundër Oltës kjo i pëlqente fansave të Luizit.

Kam pasur shumë gjera për të treguar, por jam stepur. Unë i
uroj sukese jam e lumtur që është në finale.

Arbër: I them banorëve të kenë fat dhe jetë të lumtur. Në
këtë pikë të lojës, publiku ka qënë më kurizoë të shohë përballjen e Luizit dhe
Efit. Midis marrëdhënies së Luizit dhe Efit, ka goxha audiencë që mbështet
Efin. Mendoj që do kenë debate të ashpra, sepse do e shohë largimin e Kiarës si
penalizim. Ai nuk rri dot pa bërë gjë, do të dojë të ulë Efin sa më shumë.

Kiara: Nuk mendoj që do bëjë diçka të fortë tani që është
finalist.

Arbër: Është ai lloj njeriu që do gjithmonë të lëvizë dhe krijon debate më shumë në atë shtëpi, besoj se do vazhdojë po njësoj. /TCh/