Si të lani një mace

Si të lani një mace


Fun


Gazeta Express

21/04/2023 23:13

Të gjithë e dimë se maceve nuk u pëlqen të
lahen. Gjithsesi sado shqetësuese mund të jetë ideja e larjes së maceve ka disa
mënyra që mund ta bëjnë këtë eksperiencë më të lehtë.

Koha për t’u larë

Macet zakonisht nuk kanë nevojë për t’u larë,
por kjo nuk do të thotë që nuk duhet të lahen asnjëherë! Mund të ndodhë që
macja juaj të bëhet shumë pis apo edhe të ketë patur kontakt me substanca
toksike, ndaj lind nevoja që ajo të lahet.

* Bli një shampon vetëm për macet. Sigurohuni
që shamponi të jetë e butë dhe pa kimikate të rrezikshme. Mos përdorni kurrë
shampon për njerëzit pasi nuk është e përshtatshme për qimen dhe lëkurën e
maceve për shkak të ndryshimit të nivelit të pH-së.

* Vendosni pambuk në veshët e tyre sepse uji
është shumë i dëmshëm për to!

* Përdorni një kovë të madhe plastike ose një
vaskë të veshur me një material ku nuk rrëshqet. Mbusheni vaskën me aq ujë sa
nevojitet për të larë macen.

* Nëse macet kanë frikë nga larja, ato mund të
gërricin apo kafshojnë. Kafshimi i maceve është i njohur për infeksionet që
mund të shkaktojë, kështu që kërkoni ndihmë mjekësore nëse ju kanë kafshuar.

* Dhurojini maces tuaj përkëdhelje dhe siguri.
Ushqimi mund të jetë një mënyrë e mirë për t’i tërhequr vëmendjen.

* Aplikoni sasi të vogël shamponi dhe shkumëzojeni
drejt bishtit, pa harruar pjesën e poshtme dhe qafën.

* Tregoni kujdes që mos të fusni shampon në
sytë e maces. Lajeni me ujë të ngrohtë e të pastër, duke shmangur zonën e syve
dhe atë të veshëve.

* Pasi e keni larë me shampon dhe më pas e
keni shpëlarë, macja juaj do të dojë të shkundet që të heqë sasinë e tepërt te
ujit.

* Fshijeni macen tuaj nga koka deri tek putrat
me një peshqir dhe hiqeni nga vaska.

* Nëse keni më shumë se një mace, ky mund të
jetë momenti kur mund të lindin konflikte. Ndajini macet e lara derisa ato të
jenë qetësuar, pastaj fshijini me të njëjtin peshqir që të shpërndash aromën.

* Thajeni macen tuaj në një dhomë të ngrohtë
dhe mos e lejoni atë të dalë jashtë derisa të jetë tharë.