Rezultat i çmendur në futbollin e Kosovës, 37:0

Rezultat i çmendur në futbollin e Kosovës, 37:0


Futboll


Gazeta Express

22/04/2023 20:11

Një rezultat shumë i pazakontë ka ndodhur në futbollin kosovar.

Klubi i Futbollit Mitrovica në konkurrencën
e femrave ka triumfuar 37:0 ndaj ekipit Jakova.

Kryeziu realizoi 11 gola, Biqkaj shtatë e
Zeka gjashtë, ndër golashënueset tjera, shkruan Gazeta Express.

Ndërsa, mitrovicasit janë ankuar duke kërkuar
nga FFK që të mos lejojë ekipe të tilla në Superligë, pasi sipas tyre e prishin
imazhin e Ligës.

“Nuk është rezultat për tu krenuar, por është momenti i fundit që FFK të ndërmarr masa qe klubet si Kff Jakova’  mos të lejohet të garojnë në Superligën e Femrave, sepse e prishin imazhin e Ligës”, thuhej ndër tjera në njoftimin e tyre.