Pjesët e para: Drita po fiton ndaj Prishtinës, Ferizaj në disavantazh ndaj Malishevës

Pjesët e para: Drita po fiton ndaj Prishtinës, Ferizaj në disavantazh ndaj Malishevës


Sport


Gazeta Express

22/04/2023 15:55

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet hapëse të javës së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita ka shkuar në pushim me epërsi minimale (1:0) në derbin ndaj Prishtinës, shkruan Gazeta Express.

Golin për gjilanasit e shënoi Kastriot Selmani, në minutën e 42-të.

Me rezultat të njëjtë është mbyllur pjesa e parë edhe në ndeshjen Ferizaj 0:1 Malisheva.

Për skuadrën mysafire goli u shënua nga Ronald Soboëale, në minutën e 17-të,

Ferizaj është më një lojtar më pak nga minuta e 12-të, kur u përjashtua direkt me karton të kuq portieri, Marko Jovanovski. /Gazeta Express/