Chelsea e kontakton Pochettinon – Gazeta Express

Chelsea e kontakton Pochettinon


Futboll


Gazeta Express

21/04/2023 11:20

Chelsea
e ka ndërmend ta shkarkojë Frank Lampardin nga detyra e trajnerit.

Legjenda
e klubit anglez nuk po kalon momente të mira me londinezët, pak javë pasi e
mori në dorë ekipin në vend të Graham Potter.

Sidoqoftë,
nën drejtimin e trajnerit të ri “Blues” u eliminuan nga Liga e Kampionëve dhe
nuk po arrijnë rezultate pozitive as në Premierligë.

Për
këtë arsye, siç mëson “Sky Sports”, klubi nga “Stamford Bridge” e ka kontaktuar
trajnerin Mauricio Pochettino, përcjell “Gazeta Express”.

Ish-trajneri
i Tottenhamit dhe i Paris Saint-Germainit është në mesin e pesë kandidatëve për
ta marrë pozitën e trajnerit të Chelseat.

Raportohet
se ish-trajneri i Paris Saint-Germainit do t’i vlerësojë ofertat që i ka në dorë
dhe gjatë verës do të vendosë për ekipin që do ta marrë në dorë.

Kohë
më parë, trajneri argjentinas ishte edhe në opsion të Real Madridit dhe të
Manchester Unitedit /Gazeta Express/