(VIDEO) Shkup, mbahet manifestimi tradicional “Kandilat e Bajramit”





Shoqata kulturore “Vizioni M” dhe Shoqata Edukative “Parimi Kultutor” edhe këtë vit realizuan manifestimin kulturor tradicional, “Kandilat e Bajramit”, manifestim ky që iu dedikohet fëmijëve për nder të festës së Bajramit. Këtë vit fëmijët shëtitën rreth rrugëve të Shkupit me autobus.  Autobusi i stërmbushur me fëmijë, nga xhamia Mustafa Pashë, vazhdoi nëpër rrugët e komunës së Çairit për të përfunduar rrugëtimin në Çarshi tek sheshi para xhamisë Murat Pashë, ku për fëmijët ishin organizuar aktivitete të ndryshme.

Erduan Dauti nga Shoqata “Vizioni M” tha se ky aktivitet organizohet për vite me radhë dhe ka për qëllim emocionet dhe gëzimin e fëmijëve.

ERDUAN DAUTI, VIZIONI M

“Siç është bërë traditë, në përfundim të muajit të ramazanit jemi këtu me projektin tradicional. manifestimin kulturor, “Kandilat e Bajramit” edhe këtë vit manifestimi kulturor fillon me autobusin e Bajramit i cili me fëmijët do ecë nëpër disa rrugë të Çairit për tu përfunduar në çarshi të Shkupit ku do kemi edhe një program të shkurtë për fëmijë dhe shpërndarjen e pakove të bajramit”.

Po ashtu shoqata Parimi Kulturor edhe këtë vit ishte përkujdesur edhe për një ekspozitë fotografish dhe gjëra të tjera artistike që për motiv kanë atmosferën gjatë muajit të Ramazanit. Nga kjo shoqatë thane se ky aktivitet i dedikohet festës së Bajramit.

SHOQATA PARIMI KULTUROR

“Si çdo vit e kemi organizuar edhe këtë vit si shoqatë për festën e bajramit, festën e fëmijëve, piktura, kurora, vizatime, për emra dhe hallka kemi, fëmijët dhe qytetarët janë ti interesuar të blejnë”.

Përndryshe, ky është viti i  17  i organizimit të manifestimit ”Kandilat e Bajramit”, i cili tashmë është shndërruar në tradicional.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/