Tragjike: Kampioni i botës vritet në luftën e Ukrainës

Tragjike: Kampioni i botës vritet në luftën e Ukrainës


Sporte tjera


Gazeta Express

20/04/2023 9:37

Lufta
në Ukrainë mori shumë jetë, prej tyre edhe nga bota e sportit.

E viktima e fundit është kampioni i botës në kick-box dhe njëherësh nënkampioni i botës në K1, ukrainasi Ruslan Piskovij.

21
vjeçari ra dëshmor duke e luftuar pushtuesin rus.

Piskovij
ishte gjashtë herë kampion i Ukrainës në K1, ndërsa ishte edhe finalist i
Kampionatit Evropian në K1 dhe kishte medalje argjendi në K1 të Kampionatit Botëror
në kategorinë deri në 70 kilogramë, shkruan “Gazeta Express”.

Kampionati
K1 është një garë në të cilin luftërat zhvillohen në një stil të përzier të
ngjashëm me kikboksin.

Luftëtarët
lejohen të përdorin teknika boksi, kikboksi, tajlandez, karate e taekwondo.

Përpos
që ishte nënkampion i Evropës dhe i botës, ukrainasi ishte katër herë kampion
bote në kikboks dhe iu bashkua ushtrisë ukrainase si vullnetar që nga dita e
parë e luftës me Rusinë.

Pak
ditë më parë e humbi jetën edhe garuesi ukrainas i MMA-së, Vitaly Merinov,
shkruan “Gazeta Express”.

Sipas
mediave ukrainase, më shumë se 250 sportistë janë vrarë që prej fillimit të
luftës në këtë vend.

Fatkeqësisht,
ky mund të mos jetë rasti i fundit që një sportist ukrainas e humb jetën… /Gazeta
Express/