Rusia nuk ndalet, mohon ekzistencën e Ukrainës nga tekstet shkollore





Rusia ka mohuar ekzistencën e Ukrainës nga tekstet shkollore.

Sipas medias së pavarur ruse, ‘Mediazona’, në botimin e fundit të librit “Bota rreth nesh”, disa referenca për Ukrainën dhe Kievin janë fshirë. Krahasuar me vitin 2021, edicioni i ri përmban shumë rubrika të modifikuara, shkruan Mediazona.

Referencat për kryeqytetin ukrainas u fshinë nga seksionet për historinë e Kyivan Rus, një shtet që shtrihej në Bjellorusi, Ukrainë dhe Rusi moderne.

Punonjësit e shtëpisë botuese Prosveshchenie (Iluminizmi), e cila krijoi librin, i thanë Mediazona-s se atyre iu kërkua të hiqnin referenca “të papërshtatshme” për Ukrainën dhe Kievin nga të gjitha tekstet shkollore. “Ne kemi për detyre që të bëjmë sikur Ukraina nuk ekziston. Është jashtëzakonisht problematike kur një tekst shkollor thjesht nuk ka informacion për një vend. Një fëmijë rritet pa asnjë njohuri për këtë vend, do të ishte shumë më e lehtë për ta të besonin televizorin”, ka thënë një punonjës i shtëpisë botuese për median ruse.

 

 

(BalkanWeb)